Tatani: “Aventurierët” janë për argëtim, ato që duan vlera le të shohin diçka tjetër

11/05/2020 16:50

Gzim Tatani, është një nga protagonistët e reality-show-t “Aventurierët”, që transmetohet çdo të premte në orën 23:00 në Top Channel.

Tashmë në rolin e një ndihmës menaxheri, ai është vendosur në vorbullën e debatit me pjesëtarët e tjerë të serialit. I ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live”, Tatani, siç e thërrasi të gjithë, u shpreh se këto zënka, siç ishte ajo e Xhoit dhe Dodos, janë normale që të ndodhin. Sakaq, ai foli dhe për komentet negative në rrjete sociale, të cilat shprehen se seriali nuk transmeton vlera. Tatani tha që Aventurierët nuk kanë në fokus transmetimin e vlerave, por argëtimin.

“Aventurierët janë për argëtim, ato që duan vlerat dhe gjëra edukuese, mund të shohin diçka tjetër”, u shpreh Tatani.

“E gjitha kjo si ekspereiencë ka qenë një nga më emocionueset që kam bërë deri më tani. Kur jemi 8 persona, për 75 ditë në një shtëpi, normalisht do të ndodhin situata që ndodhin dhe në jetën normale. Janë situata të vështira për t’u parë. Ideja është këtu, gjërat kanë ndodhur po shfaqen, por që do ta shikojnë do ta shikojnë. Të gjithë ne, që kur jemi bërë pjesë e avaneturierëve, e kemi marrë përsipër këtë gjë. Ideja është këtu, siç e thashë edhe më parë, në një shtëpi me njerëz që nuk i njeh, izolimi bën të vetën, ishim në shtëpi punë. Siç edhe njerëzit e kanë parë, ka pasur shumë fjalë me kunja dhe janë gjëra që kanë ndodhur realisht. Është e vërtetë, ka pasur shumë kritika. Aventurierët është një lloj formati, që nuk përqëndrohet tek dhënia e vlerave, por më shumë tek argëtimi. Ti ke kaluar një ditë të keqe në punë, shkon në darkë në shtëpi dhe argëtohesh me të. Situata është e tillë të detyron të reagosh në atë lloj mënyre. Aventurierët janë për argëtim, ato që duan vlerat dhe gjëra edukuese, mund të shohin diçka tjetër”, u shpreh Tatani.

Top Channel