Për çfarë e kritikon veten më së shumti ish modelja bukuroshe…

11/05/2020 19:19

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte ish modelja e njohur Vivian Canaj. Gjatë fjalës së saj Vivian, zbuloi se kurrë nuk ka mbajtur një dietë gjatë kohës që ka qenë modele.

E pyetur nga Bieta se kush është suksesi i linjave thuajse perfekte. Vivian u shpreh se format trupore janë gjenetike. Por shtoi se është dhe shumë autokritike për veten, dhe këtë e shikon si çelësin e suksesit.

“Sekreti kam përshtypjen është gjenetike. Pas lindjes dy muaj më pas e mora me shumë seriozitet palestrën dhe doja të shkoja në formë direkte. Një muaj zgjati palestra dhe e lash, sepse më merrte mami në telefon dhe më thoshte: Vivian eja se dëshiron me pirë Chris. Ndoshta është dhe lodhja e gjirit, netët pa gjumë. Gjatë shtatëzanisë 12 Kg, u shëndosha në total. Megjithatë unë jam autokritike shumë. Sado që njerëzit më thoshin që je mirë, unë thoja që nuk jam”, tregon Vivian.

Top Channel