Italia në ”fazën 2”, rritje e lehtë e rasteve me Covid/ Kryeministri ju premton detin dhe pushimet!

11/05/2020 20:40

Italia ka regjistruar 24 orët e shkuara 179 viktima të reja të koronavirusit, një rritje e lehtë kjo krahasuar me atë të një dite më parë.

Bilanci total i viktimave ndërkohë ka shkuar në 30739, çka e bën atë vendin e parë në Evropë që e kapërcen pragun e 30 mijë viktimave. Sidoqoftë, shifra më pozitive vijnë nga spitalet ku numri i njerëzve në kujdes intensiv në vend ka rënë nën 1 mijë për të parën herë në dy muaj.

Në kulmin e krizës, numri i personave në kujdes intensiv i kalonte 4 mijë. Ka patur po ashtu 744 raste të reja infektimi në Itali, 24 orët e shkuara, por ekspertët tërheqin vëmendjen se ka patur edhe një rënie të numrit të testeve të kryera. Vendi po e sheh veten të ndarë në fillimin e të ashtuquajturës fazë e dytë e izolimit. Disa e pëlqejnë normalitetin e ri, bazuar në masat e njoftuara nga kryeministri Giusepe Conte, të tjerë jo. Por, ka shumë në lojë.

“Nëse duam të evitojmë hapa të rrezikshëm prapa, kemi nevojë për bashkëpunim, përgjegjshmëri dhe respektim të rregullave, tani më shumë se kurrë”, tha Konte. Faza e dytë e bën përdorimin e maskave të detyrueshëm në vende të mbyllura por që janë hapur për publikun dhe lejon rifillimin e shumicës së aktiviteteve të biznesit.

Sidoqoftë, në këtë periudhë, italianët kanë më shumë se kurrë në mendje detin dhe pushimet, dhe për një verë jo në karantinë, kanë marrë tashmë premtimin e kryeministrit. Pavarësisht se të gjitha gjasat janë për një turizëm të brendshëm, pa udhëtime në distanca të gjata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA