Një 35-vjeçar invalid, baba i tre fëmijëve të mitur në Bulqizë, i është ndërprerë KEMP-i, prej 8 muajsh, me arsyetimin se duhet të rivlerësohet në Tiranë.

Dosja e Hajrulla Dishës, banor i fshatit Koçaj po endet nga Peshkopia në Tiranë, duke e lënë kështu në mëshirë të fatit, këtë familje prej 5 anëtarësh, pa asnjë lloj të ardhure ekonomike.

35-vjeçari, vuan nga një sëmundje e rrallë që kur ishte10 vjeç me përkeqësimin e gjendjes kategoria e tij ndryshoi.

Sot babai i tij, Bajram Disha kërkon ndihmë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA