Foto/ Situata e koronavirusit në Evropë! Vendet kanë hyrë në fazën e lehtësimit të masave shtrënguese

11/05/2020 16:57

Shumë vende evropiane, duket se kanë nisur të lehtësojnë masat shtrënguese, të ndërmarra gjatë pandemisë së koronavirusit.

Trafiku u rikthye në “Champs Elysee”, të Parisit. Shumë biznese rinisën aktivitetin e tyre. Metrotë dhe shërbimet e transportit në Francë, janë parë të mbipopulluara me njerëz këtë fillim jave.

Spanja gjithashtu filloi të lehtësojë masat izoluese për qytetarët e saj. Kafenetë, restorantet dhe hotelet, lejohen që të hapen, por me kapacitet të reduktuar. Këto masa vijnë pasi 24 orët e fundit janë raportuar vetëm 123 vdekje nga virusi, duke shënuar kështu numrin më të vogël të viktimave, që prej 18 marsit.

Ndërkaq, Belgjika, Greqia dhe Novergjia, filluan të lehtësojnë masat kufizuese, ndërsa Gjermania dhe Danimarka, kanë bërë lëshime më shumë, krahasuar me vendet e tjera në Evropë, pavarësisht frikës së përhapjes, të një vale të dytë të infeksionit në Evropë.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

FOTO GALERI
2/29

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA