Foto/ Njihuni me 44-vjeçarin e pazakontë, “eksploron” botën këmbëzbathur

11/05/2020 21:05

Ian Oliver, 44 vjeç, nga Nottinghamshire i Britanisë së Madhe, ka soditur botën këmbëzbathur.

Këtë mënyrë të udhëtuari të pazakontë, Ian, shprehet që e ka aplikuar që në adoleshencë, edhe pse në ato vite nuk është se ishte aq i dhënë pas këtij hobi.

“Si fëmijë nuk më pëlqente shumë, por gjithçka ndryshoi gjatë viteve të adoleshencës. Me kalimin e viteve, u bëra gjithnjë e më i guximshëm. Sigurisht që nga koha kur isha në universitet, e përkufizova shumë më tepër këtë koncept dhe që nga ajo kohë e deri më sot e kam aplikuar në shumë raste”, u shpreh Ian.

Ian udhëton këmbëzbathur sa herë që i jepet mundësia, megjithëse ka raste kur ndihet më mirë me këpucë veshur.

“Kam bërë gjithçka të ecë zbathur në dobët, megjithëse në temperature të larta, kam hezituar pak”, përfundoi 44-vjeçari.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme:

FOTO GALERI
1/8

Top Channel