“Dëgjuam zhurmë të thellë”/ Një tërmet godet Romën, teksa qyteti sapo ka dalë nga karantinimi

11/05/2020 09:47

Një tërmet ka goditur Romën, mëngjesin e kësaj të hëne, teksa qyteti po përpiqet të përshtatet me jetën e re, pas bllokimit nga koronavirusi.

Tërmeti pati një magnitudë 3.3 dhe goditi në orën 5:03 të mëngjesit, me një epiqendër në Fonte Nuova, një qytet i vogël rreth 10 milje larg kryeqytetit.

Teksa nuk raportohet për lëndime apo dëme, zjarrfikësit rrëfejnë se njerëz të shumtë u dyndën rrugëve të tronditur.

Banorët raportuan se kishin dëgjuar një zhurmë të thellë për rreth 30 sekonda para se të fillonte lëkundja, duke shkaktuar panik.

“Kishim frikë”, tha një dëshmitar anonim. “Ky është një moment i vështirë. Me tëmetin që ra s’do jemi më në gjendje të flemë”.

Roma nuk është e vendosur drejtpërdrejt në një zonë me aktivitet të fortë sizmik, por tërmete më të fortë në rajonet fqinje janë ndjerë shpesh në qytet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA