Ahmetaj u prezanton donatorëve planin e rindërtimit të objekteve të dëmtuara nga tërmeti: Hapat ku do të kalojë projekti

11/05/2020 15:14

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj zhvilluan një video-konferencë online me donatorët e huaj mbi ecurinë e procesit.

Ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj në një video konferencë me donatorët, iu ka prezantuar atyre planin e deritanishëm për ecurinë e procesit të rindërtimit, pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ai tha se janë dhënë deri tani 2043 leje për ndërtim, ndërsa janë miratuar 26 zona te reja zhvillimi. 14 plane vendore janë miratuar deri tani, ndërsa 12 janë në proces.

“Duhet që të ketë financime të konsiderueshme. Shpronësimet, procedurat e prokurorimit dhe më pas emëruesi i përbashkët është bashkërendimi i donatorëve në proces. Kjo është faza ku jemi sot. Kemi bonuset e qirasë, më pas aplikimet në platformën elektronike. Kemi 12950 familje që përfitojnë bonus qiraje dhe tregohet dhe qytetet ku jetojnë. Deri më tani kemi 2043 leje ndërtimi që janë dhënë përmes një procedure të përshpejtuar. Kemi një proces të thelluar vlerësimi në të djathtën tuaj. Kemi 3 mijë e ca apartamente kolektive, 99 institucione publike, 108 objekte arsimore, dhe 15 objekte të kujdesish shëndetësor. Vlerësimi i thelluar ishte në proces e sipër. Por tashmë ka përfunduar. Shihni rezultatet dhe punën që është proces në disa zona. Shihni rezultatin për apartamentet kolektive në Durrës, Shijak. Në një ngjyrë është rindërtimi, ngjyra tjetër paraqet shembjen dhe më pas do të shihni pjesën tjetër. Ky është një proces i rëndësishëm. Bashkitë janë partner në këtë proces dhe i gjithë vlerësimi praktikisht është në duart e tyre. Ka një proces të hollësishëm, që është materializuar në një manual. Më pas këshilli Bashkiak do të marrë një vendim të mirinformuar, mbështetur në dosjet që janë teknike, financiare dhe ligjore. Mbështetur në këto dosje do të shihen përfitimet nga programi. Këtu ka një sërë dosjes të ndara sipas bashkive. Do ndaj me ju të gjitha planet e detyrueshme të planit vendor. Kemi 26 zona të reja zhvillimi. 14 plane të detyruara vendore, 12 janë në proces miratimi. Nesër do të merrni dokumentacionin që ne kemi miratuar në komision“, u shpreh Ahmetaj.

Top Channel