60 mijë kallëzime në 1 vit/ Raporti i kryeprokurorit: Të paktën 7 kërkesa për përgjime në ditë gjatë 2019-ës

11/05/2020 19:57

Te paktën 60 mijë materiale kallëzuese janë referuar ne prokuroritë shqiptare një vit me parë. Për rreth 16 mijë prej tyre, prokurorët kanë vendosur mos fillimin e hetimit.

Gjithsej në 2019-en, janë ndjekur 44289 procedime penale, që përbëjnë një rritje prej 3,45 % në krahasim me vitin 2018. Në raportin vjetor te prokurorisë se përgjithshme thuhet se, janë rifilluar 584 procedime penale, 20% me shumë në krahasim me vitin 2018. Më pak çështje penale janë regjistruar ne Përmet, vetëm 224 dhe më shumë çështje ne kryeqytet 19168.

Durrësi dhe Elbasani janë prokuroritë me më shumë çështje pas Tiranës, çka tregon edhe njëherë se këto tre rrethe kanë me shumë aktivitet kriminal prej kohësh. Për shkak te numrit te vogël te prokurorëve ne Sarandë, një prokuror aty ka hetuar 455 çështje mesatarisht, çka i bën ata prokurorët me te ngarkuar ne 2019. 180 kërkesa për te ekstraduar ka bërë prokuroria shqiptare, ndërsa 157 janë kërkesat për ekstradim nga vendet e tjera te botës. Gjatë vitit 2019 prokurorët kanë firmosur për te paktën 7 përgjime ne ditë.

Gjithsej janë ekzekutuar 2714 vendime për përgjim të autorizuara nga gjykata në hetimet paraprake, në lidhje me 717 procedime penale. Përsa i përket dekriminalizimit prokuroria ka hetuar për 204 subjekte, dhe ka mbyllur hetimet për 163 prej tyre.

Top Channel