23/11 14:29
Teksa ishin të ftuar në një intervistë në “E Diell” me gazetarin Ervin Kurti, dyshja e njohur e aktorëve Arjola Demiri dhe Irgen Çela (Xhoda), zbuluan një episod mjaft interesant nga filmi “I Love Tropoja”.
Gjatë xhirimeve Arjola rrëfen se në një moment është shtrirë në shtratin e Xhodës dhe ky i fundit ishte vetëm me brekë. “Aty u ngjiz çifti”, thotë Arjola me humor. Me këtë deklaratë aktorja seksi i referohet rolit që të dy bashkë bëjnë në Portokalli, “Çiftin e Lumtur”.
“Unë futem në shtratin tënd, Xhoda ishte me brekë. Është skena kur hap Ermali derën dhe Xhoda flinte. Nuk e dija fare që do të isha në Portokalli, por ika dhe shtriva aty. Aty u ngjiz çifti”, thotë Arjola.
Top Channel