35-vjeçarja bie në dashuri me djalin e ish-bashkshortit, 15 vite më të ri

10/05/2020 23:04

Një grua 35 vjeçare nga Rusia, është në një lidhje dashurore me djalin e ish-bashkshorit, 15 vite më të ri se ajo. Marina Balmasheva, nga Kasnodar Krai e Rusisë, jetoi për 10 vite me ish-bashkëshortin e saj Alexey, 45-vjeç, por prej pak kohësh ata kanë vendosur që të divorcohen.

Por tashmë ajo ka rënë në dashuri me djalin nga një martesë e parë e Alexey, Valdmir.  Në rrjete sociale, Marina, ndau një foto me Valdmir, të para 13 viteve, ku i dashuri i saj aktual ishte vetëm 7 vjeç. Krahas kësaj foto, ajo përfshiu edhe një foto kur ata, tashmë çift, shihen duke u përqafuar sëbashku.

“Asnjëherë nuk e dimë se si do të përfundojë jeta dhe kur do të takoni një person që ju bën të buzëqeshi. Unë e di që disa do të na gjykojnë, të tjerë do të na mbështesin, por ne jemi të lumtur bashkë dhe dëshirojmë të jemi kështu”, u shpreh 35 vjeçarja.

Sakaq, Marina shtoi se është e dashuruar me Valdmir dhe çifti ka marrë në kujdestari tre nga pesë motrat e tij (fëmijët e Alexey).

FOTO GALERI
3/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA