Nga makinat luksoze në tren, Trejsi Sejdini rrëfen jetën e re në Amerikë

09/05/2020 16:58

Prej disa kohësh ish miss Universi, Trejsi Sejdini është zhvendosur në Amerikë.

Në një lidhje me skype me autoren dhe moderatoren e Pop Culture, Dojna Mema, Trejsi ka rrëfyer se jeta e saj në Amerikë ka ndryshuar shumë dhe ajo nuk bën të njëjtën jetë luksoze siç e bënte në Shqipëri sepse atje gjërat funksionojnë komplet ndryshe.

Dojna e ka ngacmuar ish missin nëse edhe në New York lëviz me makina të shtrenjta ose jo.

Këtu jeta është shumë ndryshe të gjithë përdorin Uber ( një lloj taksie) ose tren ekspres, të gjithë njerëzit e pasur përdorin këto jo makinat e shtrenjta. Edhe pse unë për herë të parë kam hipur në tren këtu.”-ka rrëfyer Trejsi duke qeshur.

Më tej ajo ka treguar se në USA vazhdon punën si modele për krahë fotografit të njohur Fadil Berisha.

FOTO GALERI
9/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA