Kishte paralajmëruar tërheqjen e trupave, SHBA dërgon qindra ushtarë shtesë në Kosovë

09/05/2020 11:40

Garda Kombëtare e Iowa-s ka njoftuar se do të dërgojë në Kosovë 400 trupa shtesë, të cilët do t’i bashkëngjiten misionit paqeruajtës të KFOR-it.

Sipas një njoftimi të publikuar nga Garda e Iowa-s e të cituar nga REL, trupat amerikane pritet mbërrijnë në Kosovë, më vonë gjatë këtij viti. “Një grup shtesë prej 400 ushtarësh të Gardës Kombëtare të Iowa-s kanë marrë urdhrat për të mbështetur misionin e vazhdueshëm të KFOR-it në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Nisja e trupave amerikane pritet të ndodhë në gusht dhe shtator. Njoftimi vjen disa muaj pasi zyrtarët amerikanë kishin paralajmëruar se mund të tërhiqnin trupat nga Kosova, nëse Prishtina zyrtare nuk heqë taksën ndaj produkteve serbe, pa kushte.

Në 1 prill, Qeveria në detyrë e Kosovës e hoqi taksën e shumëdiskutuar dhe vendosi masën e reciprocitetit ndaj mallrave serbe.

Top Channel