FOTO/ Artistja e paralizuar pikturon imazhet e Messit dhe të Ronaldos

09/05/2020 13:09

Quhet Fateme Hamami dhe është një artiste iraniane e paralizuar, por kjo nuk e ka penguar atë që të realizojë portrete fantastike dhe mes tyre përfshihen ato të 2 yjeve të futbollit botëror, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, vepra të cilat ajo i postoi në Instagram dhe që shumë shpejt bënë xhiron e botës.

Edhe pse ka kaluar një dekadë, rivaliteti mes Lionel Messit e Cristiano Ronaldos vijon me të njëjtën forcë, rivalitet ky që po argëton tifozët në mbarë botën, por në të njëjtën kohë ka krijuar edhe një ndarje të tyre në dy fronte. Artistja Fateme Hamami ka mundur që të pikturojë imazhet e dy futbollistëve duke i mahnitur të gjithë.

Hamami është e paralizuar në 86% të trupit të saj të cilin nuk mund ta lëvizë. Por pavarësisht sfidave, pavarësisht gjithçkaje ajo arriti të realizojë portretet e futbollistëve më të mirë në botë duke përdorur këmbën e djathtë. Nuk është hera e parë që Fateme Hamami pikturon portretin e Ronaldos apo yjeve të tjerë të futbollit. Kohë më parë, iraniania kishte realizuar një tjetër portret të sulmuesit aktual të Juventusit duke shprehur edhe admirimin e saj për portugezin.

Ndërkaq, Messi në Spanjë dhe Ronaldo në Itali po i kthehen punës për rifillimin e kampionateve respektive La Liga e Serie A, gjë që mendohet se do të ndodhë në muajin qershor. Ndërkaq, kampionati i parë në Evropë që zyrtarizoi rinisjen është Bundesliga, në 16 maj

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA