Protagonistja e “Përputhen”, Antoneta Koçi ka qenë e ftuar në “Një ditë me Dojnën” në Pop Culture.
Dojna Mema e ka pyetur për çmendurinë më të madhe që ka bërë deri më sot dhe Antoneta ka folur për një udhëtim në Serbi, për të cilin shprehet se ka pare horror me sy.
“Kam bërë një udhëtim në Serbi me autobus me shoqet e mi dhe një nga vajzat na i ndaluan në kufi. Ishim në autobus vetëm me serb, të cilët po na shanin ne për vonesën dhe thonin vetëm “albanski, albanski”. Ishte ora 12 e natës, dhe në autobus ishte vendosur një film horror dhe ishte e frikshme teksa tē gjithë po flisnin për ne. Ne nuk kishim një numër kontakti të personit që do na priste se ne do ndalonim në mes të rrugës dhe nuk merreshim dot vesh sepse asnjë aty nuk dinte anglisht. Vetëm një person dinte, i cili sapo tha që do na ndihmonte filloi të fliste vetëm në telefon u bë situate shumë e pakëndshme ne nuk e dinim ku do përfundonim, shoqja ime filloi te lutej dhe unë po mendoja: Antoneta ti gjithë kjo vajzë prindërit e tu u sakrifikuan dhe do përfundosh prostitutë”- ka treguar Antonteta
Por gjithsesi historia ka përfunduar mirë dhe vajzat arritën mirë në destinacion.
Top Channel