68 vjeçari australian vdes para gruas 29 vjeçare, piu kanaçe me ujë tonik të skaduara

09/05/2020 17:55

Një ish-kërkues floriri që piu dy kanaçe me ujë tonik pas datës së skadencës, ka vdekur papritur në një çështje të dyshuar si helmim.

68-vjeçari Kevin James Nunn, i cili la pas gruan 29-vjeçare indoneziane dhe një vajzë të vogël, bëhet australiani i tretë që vdes në rezortin indonezian Bali këtë muaj.

Kreu i policisë në Bali, Jansen Avitus Panjaitan, tha se Nunn ishte ankuar fillimisht për dhimbje gjoksi pasi piu një kanaçe tonik që raportohet ishte pas datës së skadencës.

“Në 9 të mëngjesit, ai i tha gruas së tij Arianti, se kishte dhimbje në gjoks, dhe rreth orës 10.00 viktima u shtri në dhomë”.
Banorët lokalë flisnin gjithashtu për leptospirosis, një sëmundje e shkaktuar nga urina e miut, që mund të ketë pasur pija.
Gruaja e tij 29 vjeçare kishte kërkuar ndihmë në farmacinë lokale dhe ishte kthyer me një mjekim për malarien, të cilin ia dha burrit.

Ajo e shoqëroi atë me një kanaçe qumësht të kondersuar, të cilat e bënë zotin Nunn të villte.

Policia tha se rreth orës 11.40 zoti Nunn nuk jepte më përgjigje.
Kreu i policisë Panjaitan tha: “Gruaja e tij më pas kontaktoi ambulancën dhe kur arritën këtu task-forca e Covid burri kishte vdekur.”

Testi fillestar për Covid-19 rezultoi negativ.

“Ka sinjalizime se viktima është helmuar, por jo qëllimisht” tha Panjaitan.

Incidenti vjen pasi në tre javët e fundit australianët Christopher Steven Tolley, 47 vjeç, dhe Rhodri Lloyd Thomas, 31, gjithashtu kanë vdekur në Bali.

Zonja Nunn shkroi në mediat sociale për t’i bërë homazh burrit: “Me zemër të rëndë njoftoj se burri im, dashuria ime, ndërroi jetë në shtëpi në ora 2 pasdite, pasi nuk merrte dot frymë mirë (atak kardiak). Ju lutem lutuni për shpirtin e tij”.

Para se të vendosej në Bali, Nunn kishte qenë kërkues floriri në Kalgoorlie, në perëndim të Australisë, që ka qenë rajon i njohur në vitet 1890-të si ‘Eldorado’ i kontinentit.

FOTO GALERI
1/3
Gruaja e tij 29 vjeçare Arianti, kishte kërkuar ndihmë në farmacinë lokale dhe ishte kthyer me një mjekim për malarien

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA