Një çift të fejuarish në Afrikën e Jugut raportohet se kanë vdekur pasi pinë birrën që kishin prodhuar vetë, pas kufizimeve të alkoolit gjatë bllokadës së koronavirusit.
Tony Hilliar dhe e fejuara e tij Alida Fouche vdiqën në shtëpinë e tyre në qytetin bregdetar Port Nolloth.
Zëdhënësi i policisë Mohale Ramatseba, tha se gruaja 42-vjeçare ishte gjetur e vdekur e para.
Ramatseba shtoi: “Një 54-vjeçar u gjet i sëmurë rëndë dhe më vonë vdiq në spital”.
Sipas raportimeve dy shishe pijesh alkoolike të prodhuara vetë ishin gjetur pranë tyre.
Pastori vendas Bertus de Jager tha se çifti ishin shumë të dashuruar dhe do të martoheshin së shpejti. “Ata gjithmonë mbanin dorën e njëri-tjetrit. Unë gruan e njihja prej gjashtë vjetësh, ishte shumë e kujdesur për njerëzit. Më ka thirrur disa herë në të kaluarën për të ndihmuar njerëz në nevojë, edhe pse vetë nuk ishte e pasur. I gjithë komuniteti është i trishtuar dhe po luten për familjet e tyre”, shtoi ai.
Megjithse teorikisht nuk është e mundur të vdesësh nga birra e kontaminuar nga bakteriet pasi alkooli e sterilizon atë, pija mund të sjellë rreziqe serioze.
Në vitin 2015, 75 njerëz kanë vdekur në Mozambik pas konsumit të një birre vendase të prodhuar në kushte artizanale. Të gjitha viktimat e kishin konsumuar atë në një funeral.
Mediat vendase thonin se incidenti i djeshem ndodhi në muajin e bllokadës së ashpër të koronavirusit, ku përfshihet dhe ndalimi i shitjes së alkoolit.
Autoritetet atje kanë thënë se ndalimi i alkoolit agrumentohet me uljen që ai shkakton ndaj sistemit imunitar dhe vëmendjes në përgjithsi, çka ul aftësitë për ruajtjen e distancës sociale.
Ndalimi është bërë gjithashtu për uljen e incidenteve të dhunës në familje.
Top Channel