“Vajza mos u gënjeni”/ Sportistja Deborah Keçi shpjegoi të vërtetën e formave të ekzagjeruara trupore

08/05/2020 19:19

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar sportistja Deborah Keçi.

Gjatë fjalës së saj Deborah tregoi se karnatina nuk e ka ndalur që të ushtrohet, sepse atë e ka bërë në kushte shtëpie. Por si një e sportiste me përvojë, ajo tha që vajzat nuk duhet të gënjehen nga fotot e Instagramit, të cilat ekspozojnë forma thuajse perfekte. “Me anë të ushtruarit nuk bëhen format aq të rrumbullakosura, siç shohim në Instagram. Por ajo varet nga konstrukti i trupit të gjithsecilit. Format e ekzagjerua trupore, bëhen me anë të ndërhyrjeve”, u shpreh Deborah.

“Nuk dua që vajzat të gënjehen nga fotot e rrjeteve sociale, sepse ato janë ose rezultat të konstruktit të njeriut ose operacione plastike. Kur punon me pjesët e këmbëve, vithet janë të fundit që formohen. Në palestër klientët më pyesin kur do bëhem unë, kur do të më krijohen vithet. Unë them që duhet të stërvitemi për të qenë aktiv, energjik, por me këto edhe turpi do të vijë. Kur unë stërvitem, nuk është se stërvitem me qëllimin për të bërë trupin. (E pyetur nga Bieta, a përfitohen format e rrumbullakosura, siç shohim në Instagram, me anë të të ushtruarit) Unë besoj që jo. Me anë të ushtruarit nuk bëhen format aq të rrumbullakosura, siç shohim në Instagram. Në rrallë të parë ka të bëj dhe gjenetika e njeriut. Unë kam bërë stërvitje të gjithë kohën, unë do të mbetem brenda konstruktit të trupit tim, nuk ndodh çudia që të gjithë presim”, u shpreh Deborah.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA