Bilanci vijon të rritet në shifra të frikshme, numri i të infektuarve me koronavirus në Pakistan ka kaluar 25,000.

Autoritetet atje kanë regjistruar në 24 orët e fundit 1,574 raste të reja, të cilat e rrisin në 25,837 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Kjo është njëra nga shifrat më të larta në rajon, pas Iranit, i cili ka raportuar mbi 103,000 raste me koronavirus.

Në Pakistan, vend me rreth 220 milionë banorë, 594 persona kanë vdekur nga koronavirusi.

Pavarësisht këtyre shifrave, kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, ka thënë se vendi i tij do të nisë daljen nga izolimi më 9 maj.

Top Channel