Qëlloi me armë 2 persona, arrestohet ish-basketbollisti i NBA!

08/05/2020 16:21

Të gjithë e kujtojnë Shannon Brown si ish-basketbollist të NBA pjesë e skuadrës së artë të Lakers që me Kobe Bryant si lider fitoi dy tituj kampion radhazi në vitet 2009 dhe 2010. 34-vjeçari i cili që prej vitit 2018-të është tërhequr nga basketbolli sëfundmi është bërë pjesë e ngjarjeje të rëndë dhe aspak të hijshme.

Brown është arrestuar nga policia amerikane pasi ka goditur me pushkë dy persona të cilët kishin hyrë në shtëpinë e tij të cilën e ka nxjerrë në shitje. Brown po akuzohet për një sulm të rëndë. Dera e përparme e pronës së tij ka qenë e hapur, dhe kur çifti pa shenjen për shitje, kanë vazhduar të hynë në shtëpinë e tij.

Ai ka shtënë në drejtim të tyre pesë ose gjashtë herë, raportohet në media. Ish-basketbollisti gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e Chicago Bulls, Charlotte Bobcats, Los Angeles Lakers, Phoenix Suns, San Antonio Spurs, New York Knicks dhe Miami Heat.

Top Channel