Mjeku nuk ka transport të shkojë në qendrën shëndetësore, për emergjenca banorët i paguajnë taksinë

08/05/2020 20:48

Qëndra shëndetsore ka vetëm 1 vit e gjysëm që eshtë ndërtuar nga një fondacion me të gjitha pajisjet e duhura, por nuk vihet në punë dhe kurrë banorët e fshatit Rrajcë- Sutaj nuk kanë marrë shërbimin mjekësor në këtë qëndër të sapo ndërtuar për ta,ndaj janë të detyruar që me taksi apo makina private për një injeksion të shkojnë në Përrenjas.

Mjekët dhe infermierët edhe pse janë të planifikuar për të shkuar atje nuk shkojnë në këtë fshat. Gazetarët e Fiksit kanë shkuar në fshatin Rrajcë për ta parë nga afër këtë problematikë që shqetëson banorët dhe pikërisht në qëndrën shëndetsore ditën që ka shkuar Fiksi nuk ndodhej asnjë mjek. Gazetarët kanë folur me banorët të cilët thanë se: – Jemi ankuar në komunë ,ku të shkojnë ata që kanë nevojë qoftë edhe për një gjilpërë ? Doktori eshtë shumë larg shkojmë me taksi e marrim dhe çojmë, duhet shëndetsia se s’bën ,s’kemi ku të ankohemi.Ne shkojmë e marrim mjek dhe infermier me lekë që të vijnë ,unë jam e sëmurë dhe nuk kam lekë të marr mjek. Nga Fiksi kërkojmë të na hapet qendra këtu”.

Gazetarët e Fiksit shkojnë të pyesin drejtorin e qëndres shëndetsore dhe mjekun. Drejtori i qendrës shëndetësore Reshit Hana thotë se mjeku duhet të ishte në qendrën shëndetsore sipas grafikut, por që edhe pse ditën kur gazetarët shkuan përkoi pikërisht me këtë ditë nuk e gjetën në qendren shëndetësore të fshatit Rrajcë- Sutaj.

Drejtori për këtë mungesë të mjekut në vendin e punës shprehet ” ai punon nga këtu pasi atje nuk ka pajisjet psh kompjuterin se nuk ka internet” ndërkohë që i pohon Fiksit se mjeku në raste emergjencash ikën edhe me makinën e tij personale. Por fjalët e drejtorit i hedh poshtë mjeku i cili pohon se nuk ka mjet personal dhe nuk ka pasur kurrë një të tillë. Ai në sy të drejtorit shprehet se edhe pse është kohë pandemie dhe nuk lejohet qarkullimi me makina personale, ka mjete që banorët mund të lëvizin për tek qendra ku ai qëndron.

” Nëse ka raste emergjencash unë iki me makina të rastit të cilët nuk më marrin lekë se jam mjek” shprehet ai. Pyetjes së gazetarit se ndoshta taksinë apo mjetin me të cilin ai lëviz për në fshat mund ta paguajë familjari mjeku nuk di të përgjigjet por thotë ” Nuk e di ndoshta dhe e paguajnë”. Por sipas tij e gjithë kjo situatë vjen si rezultat i mungesës së trasportit që mjeku të shkojë nëpër fshatra e të jap shërbimin. Trasporti mungon edhe kur nuk ka patur situatë pandemie.

Gazetarët e Fiksit kanë telefonuar drejtorin e Njësisë së Kujdesit Shëndetësor Librazhd për të marrë një përgjigje se përse qëndra shëndetsore nuk është në punë dhe përse mjekët nuk shkojnë në fshat? Ďrejtori Haxhi Çollaku shprehet se nuk e ka këtë informacion që mjeket nuk shkojnë në fshat, por zotohet se do e verifikojnë dhe do të marrin masa, ndërkohë për qëndrën shëndetsore që nuk është vënë në punë ai na thotë se nga bashkia nuk i ka vënë në dispozicion dokumentacionin .

Gjithashtu Fiksi ka pyetur edhe kryetarin e Bashkisë Prrenjas për mos vënien në punë të qëndrës shëndetsore në fshatin Rrajcë- Sutaj. Z. Nuri Belba u shpreh se qëndra shëndetsore e ndërtuar nga fondacioni nuk u është dhënë akoma në dorëzim dhe presim që t’ua vërë në dispozicion shoqata bashkë me financuesin.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel