Simpsons e bënë përsëri: krijuesit e njërit prej serialeve më të mëdha televizive të realizuara ndonjëherë, kanë bërë një tjetër parashikim të habitshëm, të cilin e kanë zbuluar përdoruesit e Twitterit.

Bëhet fjalë për një episod që duket se parashikonte mbërritjen e Covid 19 dhe “ Grerëzat vrasëse”. “ Kjo seri e vitit 1993 vërtet që parashikon pandeminë e 2020-tes”, shkruajnë përdorues të rrjetit gjigand social.

Edhe vetë Bill Oakley, I njohur për punën e tij të jashtëzakonshme në këtë serial, thotë: “ Me sa duket, e kemi bërë vërtet”! Episodi i quajtur “ Margie në pranga”, është nga sezoni i katërt i show-t. Ai tregon sesi njerezit në Springfield blejnë një lëng të famshëm të prodhuar në Japoni.

Por një punëtor i fabrikës kollitet mbi njërën prej kutive që dërgohen në qytet, dhe nga kjo sëmuren të gjithë. Margie arrestohet ndërsa përpiqet të vjedhë ushqime në dyqan për familjen e saj ne kohen kur te gjithe jane prekur nga “ Gripi i Osakës”.

Klipi tregon një turme rebele që kërkon kurën për sëmundjen dhe që bëhet agresive pasi nuk kënaqet me përgjigjen e mjekut. Njerëzit e egërsuar përmbysin dhe një kamion me bletë vrasëse, të cilat përdorues e Twitterit i lidhin me grerëzat vrasëse, që janë shfaqur së fundit në SHBA.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel