Një grua, të cilës djali që e pëlqente i kishte thënë që “je shumë e shëndoshë për të qenë e dashura ime”, në shenjë “hakmarrje”, e refuzoi kur humbi 22 kilogramë dhe ai e rikontaktoi sërish.
Jade Wyles, 27 vjeçe, nga Nottinghamshire e Britanisë së Madhe, u trishtua së tepërmi kur djali që pëlqente i komunikoi me anë të një miku të përbashkët, se nuk dëshironte të takohej më me të, për shkak të peshës trupore. Ajo në atë kohë ka pas peshuar 123 kilogramë, por brenda një viti ka humbur 22 kilogramë dhe tashmë peshon 101.
“Unë gjithmonë kam qenë një vazjë e shëdnetshme, por mendoja që dukesha bukur me pamjen time. Unë dilja me dikë dhe ai ishte shumë shok me një mikun tim. Ne ishim takuar vetëm dy herë, kur ai i tha mikut tonë të përbashkët, se isha shumë e shëndoshë dhe nuk dëshironte të më takonte më”, u shpreh Jade.
Pikërisht ky refuzim bëri që ajo të ndiqte një dietë rigoroze dhe të humbiste në peshë.
“Unë u zemërova shumë, ishte shumë poshtëruese, u lëndova asokohe, por sot jam e kënaqur që ndodhi kështu”, tha Jade.
Jade ndoqi një dietë të mirë ushqimore, i dha fund alkoolit dhe filloi të ushtrohej në palestër. Një ditë më vonë, kur ajo kishte rënë në peshë, u takua përsëri me djalin që ka pas pëlqyer.
“Pasi humba në peshë ai më pa në rrugë dhe rifilluam sërish të kontaktonim. Më shkroi që të pashë në rrugë dhe m’u duke mjaft e këndshme më pas më ftoi të pinim diçka. Qesha me të madhe, e prisja këtë çast. Natyrisht përgjigja ime ishte jo”, u shpreh Jude.
Top Channel