Ditën e sotme gjiganti i rrjeteve sociale ka mbyllur përfundimisht faqen e operatorit pirat për transmetimet IPTV në Evropë, NiMI TV.

Reagimi i Facebook vjen menjëherë pas veprimeve të strukturave të agjensive që luftojnë piraterinë televizive. Pak ditë më parë AGCOM (Agjensia Garante e Komunikimeve në Itali) dhe agjensia e inteligjencës SecureBit, ka bllokuar totalisht aksesimin e NiMI TV dhe produkteve të tij në Itali.

Një urdhër të gjithë ofruesëve të shërbimit iu dërgua për të bllokuar të gjithë serverat e transmetuesit që piraton shërbime televizive të platformës më të madhe shqiptare, Digitalb.

Facebook është një ndër kompanitë më të rrepta përsa i përket paligjshmërisë. Një departament i kompanisë më të madhe që disponon Instagram dhe Whatsapp është i fokusuar tek filtrimi i kompanive që janë kundër legjislacioneve dhe normativave ligjore në mbarë botën.

Top Channel