Evropa kujton Ditën e Fitores ndaj nazizmit, mes luftës së re me koronavirusin

08/05/2020 16:34

Vendet e Evropës shënuan sot 75-vjetorin e fitores kundër Gjermanisë Naziste, mes luftës së re të kontinentit ndaj pandemisë së koronavirusit.

Paradat dhe celebrimet publike ishin të reduktuara ose të anulluara prej rrezikut të pandemisë.

Presidenti francez Emmanuel Macron udhëhoqi celebrimet në Paris duke vendosur një kurorë në statujën e gjeneralit Charles de Gaulle para se ta bënte këtë dhe në Varrin e Ushtarit të panjohur në Harkun e Triumfit.

Gjermania zakonisht nuk e feston 8 Majin, ditën e pranimit të dorëzimit pa kushte të forcave të Hitlerit, por dita koinçidon me datën e çlirimit të vendit nga nazizmi dhe kthimin në demokraci.

Merkel dhe Presidenti Frank-Walter Steinmeier vendosën kurora në memorialin Neue Wache – ku nderohen viktimat e luftës dhe të diktaturës.

Më herët presidenti francez Macron kishte nxitur publikun të mos merrnin pjesë në celebrime por vetëm të vendsnin flamurë në ballkonet e tyre në shenjë homazhi.

Planet për parada të mëdha në Evropë u anulluan, teksa kontinenti përballet me krizën më të rëndë që prej Luftës së Dytë Botërore, atë të koronavirusit që ka infektuar më shumë se 3.7 milionë njerëz në të gjithë botën.

FOTO GALERI
1/8
Emmanuel Macron në ceremoninë e profilit të ulët në Paris, duke vendosur lule në statujën e Gjeneral Charles de Gaulle

Top Channel