Dy vite pas ndarjes/ Danjeli i Big Brother 9: Sa herë shoh Fotininë kam…

08/05/2020 18:11

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte i ftuar fituesi i Big Brother Albania 9, Danjel Dedndreaj. Tre vitet e fundit Danjeli ka kaluar një jetë mjaft impenjative,  duke filluar që nga ndarja me Fotininë (me të cilën u dashurua dhe u martua në Big Brother) dhe duke përfunduar në ngritjen e një biznesi rrobash në Spanjë.

Edhe pse kanë kaluar disa vite nga ndarja e tij me Fotininë, ai u shpreh se e ka pas dashuruar shumë dhe ende kur e kujton ka emocione. Por ndarja mes tyre, thotë ai, erdhi pasi nuk menaxhuan mirë situatën. Megjithatë Danjeli sqaroi se ato vijojnë të mbeten miq të mirë.

“Kur e kujtoj Big Brotherin më shumë kujtoj Fotin, kam pasur shumë emocione shumë dashuri për Fotin. Kur dolën jashtë nuk e menaxhuam mirë situatën dhe kjo solli rrjedhimisht ndarjen tonë. Ne ishim kapitenë të dy anijeve dhe u ndamë me mirëkuptim. Se kam të lehTë për të folur për Fotin, por kam shumë respekt për të. Jeta është me keqardhje dhe keqkuptime, shumica besoj ka gjëra të bukura të këqija në jetën e tij. Ndihem keq për të shkuarën time që nuk shkoi siç doja unë por jeta vazhdon. Jemi shumë miq, shokë. Sa herë shikoj fotin dhe përjetoj emocionet e të kaluarës. Nuk kam çfarë të shtoj më shumë”, u shpreh Danjeli.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA