Danjel Dedndreaj: Në Big Brother hyra për t’u bërë këngëtar

08/05/2020 19:00

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte i ftuar fituesi i Big Brother Albania 9, Danjel Dedndreaj. Ndonëse ne kemi menduar që trofeu ishte qëllimi i pjesëmarrjes së Danjelit në Big Brother, por paskemi gabuar. Ai tha se dëshironte të bëhej këngëtar, ndaj dhe mori pjesë në reality-show. Megjithatë, kjo ëndërr e tij u ndërpre në mes, sepse sipas Danjelit, për të qenë një këngëtar duhet të shtiresh që nuk je.

“Arsyeja që shkova në Big Brother ishte muzika, dëshiroja të bëhesha këngëtar. Mendova të mos i futem edhe unë kësaj teme, sepse duhet të jesh fake (I rremë) të reklamosh diçka që nuk je”, u shpreh Danjeli.

Top Channel