Pandemia Covid-19 vazhdon të marr jetë njerëzish në mbarë botën, ku në 24 orët e fundit janë shënuar 332 viktima në Mbretërinë e Bashkuar duke çuar kështu totalin në të paktën 30.947 vdekje.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Britani është rritur në 30.947 persona, duke përfshirë një fëmijë gjashtë-javësh, që besohet se është viktima më e re në moshë, në Mbretërinë e Bashkuar, raportojnë mediat e huaja.

Ka një ulje të numrit të viktimave nga dita e djeshme, kur u shënuan 383 vdekje në një ditë.

Në Skoci janë regjistruar 1.811 viktima, me 49 viktima të konfirmuara ditën e sotme.

Në Uells, 28 të tjerë kanë vdekur, duke e çuar totalin atje në 1.090.

Ndërkohë që, kujtojmë se pandemia e koronavirusit, ka prekur 3.950.321 persona në mbarë botën dhe ka marrë jetën e 271.791 prej tyre.

Top Channel