Ndërsa niveli i prenotimeve në Sarandë është në minimumin historik të mundshëm duket se edhe masat për të pritur një sezon turistik në Sarandë është po në këtë nivel.

Pronarët e hoteleve dhe administratorët duket se kanë marrë pak masa deri tani sepse nuk janë të sigurtë mbi atë që do të vijojë.

Arben Çipa: Hoteleria e Sarandës dhe Ksamilit në masën e prenotimeve paraprake mendoj se luan në masën 30 me 40%. Reth 2 javë më parë kolegët tanë anuluan të gjitha prenotimet e muajit Maj dhe në këtë moment po anulojnë fillimin e qershorit që do të thotë edhe qershorin e shohim të jetë i vakët e me shumë gjasa do të nisim në korrik.

Dhimitër Lapa: Mund të themi me plot kuptimin e fjalës që biznesi është në katastrofë dhe të varura nga kjo janë të gjitha bizneset e tjera që janë të bllokuara sepse nëse këtu nuk zbatohen kontratat që ne kemi me të huajt që të vijnë të huajt të futen dhe nëse nuk hapet po shkojmë drejt katastrofës.

Albert Sula: Situata normalisht është e ndërlikuar, vështirësitë janë të shumta për vetë faktin se në këtë kohë ne punonim dhe për sivjet nuk kemi filluar akoma.

Në planin e prenotimeve duket se nuk kemi ende shpresë që ato të rikthehen deri në fund të qershorit megjithatë për më tej një pjesë e operatorëve po e mbajnë shpresën tek tregu skandinav i cili pritet të hapet në mesin e qershorit.

Vasil Barka: Punoj kryesisht me tregun skandinav të cilët nuk kanë thënë jo por janë gjithnjë në pritje të vendimeve të qeverive të tyre. Do të ketë një hapje në 15 qershor por kjo do të varet edhe nga rrethana të tjera.

Bizneset e turizmit në Sarandë janë mbledhur në të parin takim të madh së bashku në prag të një çeljeje të mundshme të sezonit turistik përderisa ky rajon është një zonë e gjelbër. Ata janë këtu për të diskutuar me bashkinë lokale planin e masave shëndetësore dhe lehtësimet për bizneset.

Arben Çipa: Kërkesat janë gjashtë dhe lidhen me taksat vendore, të fjetjes, pastrimit, ndërtesës dhe jemi në pritje të një reagimi pozitiv. Pjesë e kërkesave ishte taksa e parkimit të autobusëve brenda territorit të bashkisë dhe kjo duhet evituar sepse parkimi është inekzistent. Është një tjetër çështje themelore për kredimarrësit sidomos hoteleria. Ata kërkojnë një shtyrje në kohë të pagesës së kësteve të tyre.”

Si i pritët kërkesat e biznesit dhe sa janë të mundura për bashkinë?

Dhimitër Lapa: Ky ishte i pari në vazhdën e një sërë takimesh që do të bëjmë. Ne mrrëm sugjerimet argumentat, vërejtjet dhe propozimet e tyre dhe patjetër që do ti diskutojmë dhe do të dalim me një material të përmbledhur që do ti drejtohet ministrive të linjës për të riparë kushtet e zbatimit të këtyre rregullave në bashkinë e Sarandës që krahasimisht me bashkitë e tjera ka specifikën që është e limituar përsa i përket vijës bregdetare dhe si e tillë lind nevoja për tu vlerësuar në mënyrë specifike edhe zbatimi i rregullave dhe protokolleve.

Bizneset janë duke sugjeruar një plan më të zbutur masash që e favorizon turizmin.

Dhimitër Lapa: Unë mendoj se ata që merren me masat janë njerëz që nuk e njohin fare situatën, janë nëpër zyra e nuk dijnë ç’bëjnë. Kemi dëgjuar gjëra qesharake si do rrish në det 3 m larg njëri – tjetrit. Ku i çon mushka këta njerëz me këto idiotësira që po bëjnë. Unë mendoj se qeveria duhet që të hapi turizmin siç e bëri Serbia dhe disa shtete të tjera urgjentisht sepse biznesi dhe ekonomia po rrënohen.”

Bizneset e turizmit në Sarandë dhe në Ksamil janë duke i kërkuar gjithashtu bashkisë që ti trajtojë ata me taksa të reduktuara përgjatë këtij sezoni si dhe të mundësojë vizitat falas për sitet kulturore dhe natyror

Top Channel