Si ndodhi tragjedia në Berat/ Policia: Në fillim ngeci 75-vjeçari. Nipërit hynë për ta shpëtuar, por…
07/05/2020 10:35
Policia e Beratit ka dhënë informacion zyrtar mbi ngjarjen e rëndë ku humbën jetën tre persona në një pus në fshatin Dyshnik në Berat
Top Channel mëson se viktimat janë Kamber Hoxha, Neim Hoxha dhe Gentjan Balashi.
“Babai ka hyrë i pari 75-vjeç dhe pastaj kanë hyrë për ta shpëtuar djali dhe nipi për ta shpëtuar pa kuptuar se është mungesë totale oksigjeni! Pavarësisht përpjekjeve, të tre arritën në spital pa shenja jete!
Është një rast fatkeq, ne do të ndjekim të gjitha procedurat ligjore, nesër do marrim masat e duhura për të respektuar edhe rregullat e COVID-19, Për të mos pasur fatkeqësi të tjera”, njofton drejtori i policisë së Beratit, Hasan Ahmetaj.
Top Channel