Si e komplimenton Getinjo një vajzë? Duhet të plotësojë 3 kritere!

07/05/2020 20:43

Reperi i njohur nga Ferizaj, Getinjo, ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli për rutinën e këtyre ditëve karantinimi dhe projektet e fundit muzikore.

I pyetur nga Bieta për komplimentin më të bukur që i ka bërë një vajze, reperi tha:
“Sytë i ke shumë të bukur”, fokusohem shumë te sytë, se sytë janë shpirti i njeriut.

E ndërsa duhet të zgjidhte tre tipare që dëshiron të ketë partnerja e tij e ardhshme, Getinjo veçoi karakterin e fortë, të jetë e mençur dhe patjetër njerëzinë.

29 vjeçari pranoi se për momentin është single dhe se nuk ka plane për ndonjë lidhje dashurie këto kohë.

Top Channel