Shqiptari tregon historinë e pazakontë me Papën: Pa flamurin Shqiptar dhe më tha faleminderit

07/05/2020 19:04

Amarildo Rodi, prej vitesh jeton në Romë të Italisë dhe punon në një fondacion, që i qëndron pranë të sëmurëve. Para disa muajsh ai takoi Papa Françeksun dhe i dhuroi një pikturë të Kishës së Laçit. Përjetimin e tij në këtë takim, vendosi ta ndajë me shikuesit e emisionit “Ftesë në 5” në Top Channel.

“Ishte data tetë dhjetor. Unë e dija që takimi ishte atë ditë dhe isha në punë. U interesova dhe mësova që nuk isha pjesë e listës. Marr në telefon kolegun tim dhe i them, a jam në listë a jo. Nuk isha, por për dy orë bëra të pamundurën që të isha pjesë. Kisha një pikturë të Kishës së Laçit dhe dëshiroja t’ja dhuroja Papës. Zgjodha Kishën e Laçit sepse për ne katolikët është vend i mirë. Kishte persona përpara meje në radhë. Atë ditë isha veshur mirë, kisha një çantë në sup dhe kisha vendosur pikturën brenda. Unë i them koleges, a t’ja jap. Po e pate dhuratë jepja më tha. Unë nxora nga çanta dhuratën. Më besoni duart i kisha shumë të ftohta. Ai më dha dorën, nuk e di çfarë të them më hoqi emocionin. Më pa flamurin Shqiptar që kisha në xhep, mori dhuratën dhe më tha faleminderit”, u shpreh Amarildo.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA