Jo puthje, jo përqafime! Premier League përgatit kthimin

07/05/2020 21:33

Do të nisë pa përqafime apo takime të përzemërta, dhe pa pështyma të kthyera në një fenomen të zakonshëm në fushat e futbollit, por nuk do të startojë pa zgjidhur një lëmsh që përfshin Norwich, Aston Villa e Bournemouth që kërkojnë bojkot.

Kampionati më i bukur dhe më i pasur i futbollit në planet, po përgatit rikthimin në tapet muajin e ardhshëm, dhe federata po zgjidh dilemat e fundit për të përfunduar sezonin e cenuar nga koronavirus.

Në 1990, Liverpul fitonte titullin e fundit në Angli në një kontekst krejt të ndryshëm nga ai aktuali, por përgatite të festojë në mes të verës, në një situatë sureale. Që të kalojë një mocion në Premier ligh, duhen 14 vota në favor, dhe gjigantët duket se kanë fjalën kryesore.

Në rinisjen e futbollit nuk do të ketë festime masive të lojtarëve në grup, ata do privohen nga rituali i shkëmbimit të fanelave, për të kufizuar përhapjen e virusit. protokolli shëndetësor është i rreptë dhe qeveria ka paralajmëruar se do të zgjasë për një vit.

Në çdo rast, klubet elitare janë në pritje të fjalimit të së dielës të Boris Xhonson, kur kryeministri të njoftojë dhe rekomandimet e radhës, nga të cilat do të varen edhe masat e skuadrave të futbollit. Do diskutohet gjithashtu zhvillimi i sfidave në fushë neutrale, reduktimi i 90 minutave të zakonshme, dhe shtimi i zëvendësimeve.

Top Channel