Zyrtarët grekë kanë thënë se fundmi se megjithë pandeminë e koronavirusit, vendi do të jetë i hapur për sezonin e sivjetshëm turistik.

Zyrtarët në vend, me masa të forta e të hershme kanë ruajtur numrin e vdekjeve në vetëm 150, ndërsa kësaj jave u hapën për herë të parë biznese si floktoret dhe libraritë.

Kryeminsitri i vendit Kyriakos Mitsotakis, ka thënë se Greqia mund të jetë një model për mirëpritjen e turistëve kësaj vere.
“Eksperienca e turizmit këtë verë mund të jetë paksa ndryshe nga ajo që kemi pasur vitet e tjera. Mund të mos ketë bare hapur, mund të mos ketë turma njerëzish, por përsëri do të mbetet një kujtim fantastik në Greqi, me kusht që pandemia globale të jetë në rrugën e uljes,” tha Mitsotakis në një intervistë me CNN.

Por hapja për turizmin do të thotë hapje ndaj njerëzve që mund të jenë të infektuar me virusin, dhe Mitsotakis shpreson që testimet aktuale të përmirësohen për reduktimin e rrezikut.

Aktualisht çdo udhëtar ndërkombëtar analizohet për Covid-19 në aeroportin e Athinës.

“Unë do të shpresoja që njerëzit të testohen para se të hipin në aeroplan, dhe jo vetëm kur vijnë këtu. Ata mund të marrin avionin pas testit negativ ose testit pozitiv të anti-trupave. Nëse gjithçka shkon sipas planit Greqia do të jetë e hapur për turistët më 1 korrik”, tha Mitsotakis.

“Agroturizmi, ose turizmi në hotele më të vogla më duken më të përshtatshme për botën post-pandemike”, shtoi ai.

FOTO GALERI
1/7
Assos, Kefalonia: E ndërtuar mes pishave e qeparove të gadishullit, Assos është pjesë e njësisë bashiake te Erisos.

Top Channel