PDK i kërkon presidentes së re të kthejë Ligjin për Specialen në Kuvend, Justina Shiroka Pula pritet të marrë vendimin
Në prag të samitit të Zagrebit, Hashim Thaçi, kërkoi nga shtetet anëtare të BE-së të marrin sa më parë vendimin për liberalizimin e vizave me Kosovën.
Mësohet se presidenti kosovar e bëri këtë koment gjatë një bisede telefonike me kreun e Këshillit Evropian, Charles Michel. Thaçi dhe Michel “u pajtuan që BE-ja duhet të vazhdojë angazhimin për perspektivën e integrimit të Ballkanit Perëndimor në familjen europiane”, thuhet në një deklaratë të presidencës.
“Dy liderët ranë dakort se pavarësisht rrethanave të pandemisë së shkaktuar nga COVID 19, angazhimi për forcimin e demokracisë në Kosovë dhe garantimin e punës së institucioneve të pavarura është jetik”, theksohet aty. Samiti BE-Ballkani Perëndimor, i pari në dy vjet, do të zhvillohet online, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Fillimisht ishite parashikuar që samiti t’i përafronte më tej gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipërinë, Bosnjën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë – me Europën, përmes stimujve ekonomikë dhe reformave.
Por, takimi tani pritet t’i shmangë bisedimet për anëtarësim në BE dhe të përqendrohet tek ndikimi socio-ekonomik i pandemisë që ka marrë deri tani gati 140,000 jetë njerëzish në kontinentin e vjetër. Samiti organizohet nga Kroacia, si lidere e radhës e presidencës së BE-së.
Top Channel