“Koronavirusi lindi në laboratorin e Wuhanit”/ Mediat në Kinë i kundërpërgjigjen SHBA: Spekulime…

05/05/2020 09:28

Mediat shtetërore në Kinë kanë hedhur akuza ndaj Sekretarit të Shtetit në SHBA, Mike Pompeo duke thënë se ai gënjen, kur thotë se ka prova të mëdha që koronavirusi lindi nga një laborator në Wuhan.

Deklaratën Pompeo e bëri të dielën që lamë pas megjithëse nuk bëri specifikime dhe nuk dha detaje të reja rreth laboratorit në Wuhan ku sipas tij shpërtheu pandemia botërore Covid-19.

Në një editorial të martën, gazeta ‘Global Times’ tha se Pompeo e kishte “degjeneruar” me akuzat e tij. Ndërkohë në lidhje me këto akuza dhe deklarata ndaj Kinës ka reaguar edhe Organizata Botërore e Shëndetit të cilët mbajnë qëndrim krah Kinës duke thënë se pretendimet e SHBA-së janë “spekulative” dhe se nuk ka parë asnjë “provë specifike”.

Çfarë thanë mediat kineze?

Redaksitë në mediat kineze shpesh jepnin një pasqyrë në drejtim të të menduarit të qeverisë, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje zyrtare për komentet e Pompeo.

Të hënën, Global Times akuzoi Pompeon për “teori absurde dhe fakte të përdredhura”.

“Pompeo synon të vrasë dy zogj me një gur duke nxitur gënjeshtra,” shkruhej në artikull.

“Së pari, ai shpreson të ndihmojë Trump të fitojë rizgjedhjet këtë nëntor … së dyti, Pompeo e urren Kinën socialiste dhe veçanërisht, nuk mund të pranojë ngritjen e Kinës.” vijonte më tej artikulli.

Redaksia pranoi se kishte “probleme fillestare” në përgjigjen e Kinës ndaj shpërthimit, por pretendoi se “performanca e përgjithshme është mjaft e ndritshme për të tejkaluar të metat”.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta