Tragjike në Rennes të Francës, 12-vjeçari gjendet i vdekur pranë një lumi, autori dyshohet të jetë një 16-vjeçar
Një zjarr masiv ka përshkruar një ndërtesë 48 katëshe, në Sharjah të Arabisë Saudite. Në videon e publikuar shikohet ndërtesa teksa shkrumbohet nga flakët, si edhe njerëzit që bërtasin të tmerruar.
Ende nuk dihet se sa persona kishte brenda në ndërtesë, në kohën që ndodhi ngjarja. Gjithashtu nuk ka një version të saktë se çfarë i ka shkaktuar flakët. Sakaq, zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë evakuuar banorët, sepse edhe ndërtesat përreth rrezikojnë të përfshihen nga flakët.
Një banorë tha: Ndërtesa u përfshi nga një zjarr i vogël dhe ne dolëm menjëherë nga ndërtesa.
Ndërsa një tjetër banor, u shpreh se janë të detyruar që të strehohen në makina, pasi nuk kanë ku të shkojnë tjetër.
Top Channel