Ndonëse kanë kaluar 10 ditë kur nisen të bëhen analizat serologjike në QSUT dhe nuk ka një rezultat.

Të parët janë testuar personeli mjekësor në shërbimin infektiv por konkluzionet do të dalin vetëm pasi të jetë bërë një vlerësim I këtyre testeve serologjike. Pas personelit mjekësor testet serologjike do të kryhen edhe në popullatë në grupe të caktuara.

“Deri tani kemi filluar me testimin e e personelit QSUT kryesisht është shërbimi I spitalit Infektiv dhe pacientët e shtruar aty dhe në Covid 2”, shprehet Prof Asoc Vjollca Duro

Teste serologjike nuk janë gjë tjetër veçse një analize gjaku e cila do të tregojë për ekspertët e Shëndetësisë sa % e popullsisë e ka kaluar Covid-19 në vendin tonë. Pra janë antitrupat që janë krijuar ndaj virusit.

Këto të dhëna do ti japin një panoramë të qartë ekspertëve të shëndetësisë për të analizuar atë çfarë shkaktoi virusi I Covid-19 me të gjithë të panjohurat e tij në popullatën shqiptare duke qenë kështu të përgatitur nëse do të kemi një valë të dytë të koronavirusit në vjeshtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA