Çarmatimi i Hamasit apo tërheqja e Izraelit është e para? Trump: Njerëzit janë shumë kompleksë, hap i madh për Lindjen e Mesme 31/07 22:57
Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, njoftoi se disa dronë hynë në hapësirën ajrore të vendit, duke theksuar se nuk ka asnjë kërcënim ushtarak për Finlandën.
Ai shtoi se njëri prej dronëve ishte me origjinë ukrainase.
“Autoritetet tona reaguan menjëherë ndaj situatës. I falënderoj për veprimin e tyre efektiv. Hetimi për incidentin është duke vazhduar dhe po e monitorojmë situatën nga afër. Autoritetet mbeten të përgatitura për t’iu përgjigjur incidenteve të ardhshme. Finlanda është gati të mbrojë territorin e saj”, shkroi Stubb në një postim.
Top Channel