Ngjarje e rëndë në burgun e Reçit, sherr i dhunshëm mes dy të burgosurve, Astmer Bilali dhe Mikel Thani përfundojnë në spital
Një bombol gazi ka rrjedhur dhe për pasojë ka shpërthyer në flakë pak minuta më parë në fshatin Ura e Shtrenjtë, njësia administrative Postribë, në Shkodër.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se si pasojë e shpërthimit ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi S. Fikaj 52 vjeç.
Pas ndihmës së parë ai është dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Më datë 04.05.2020, rreth orës 15:10, dyshohet se nga shpërthimi i një bombule gazi në banesë ka pësuar djegie shtetasi S. F., 59 vjeç, banues në fshatin Ura Shtrejt, Shkodër, i cili pas ndihmës së parë u dergua në QSUT Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
Top Channel