Dalin fotot/ Helikopteri i Ministrisë së Brendshme në Maqedoni i përplasur në tokë, zbulohet arsyeja e rrëzimit

04/05/2020 17:41

Janë publikuar pamje të reja të helikopterit të rrëzuar në në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupi gjatë ditës së sotme.

Helikopteri i përkiste ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ndërsa brenda tij kanë qenë 5 persona ku njëri prej tyre është lënduar.

Zv.ministrja për Punë të Brendshme Sllavjanka Petrovska, e ka konfirmuar këtë rast, duke shtuar se nuk ka të lënduar rëndë.

Ndërkohë sipas ‘Alsat’ mëson se shkak për rrëzimin e helikopterit, që ndodhi sot rreth orës 11:30 minuta, është era e fuqishme. Helikopteri menjëherë pasi është furnizuar , ka tentuar të ngrihet në ajër, por për shkak të erës së fortë është rrëzuar.

FOTO GALERI
9/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA