ITALI- Në shtetin fqinj ka pasur një ulje të ndjeshme të numrit të viktimave të shkaktuar nga Covid-19.

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar  195 viktima nga koronavirusi.

Kështu numri total i vdekjeve në Itali ka shkuar në 29 079.

Ndërkohë një lajm tjetër i mirë është se numri i të shëruarve vijon të rritet me shifra të lartë. Sot janë shënuar 1225 të shëruar ndërkohë numri total i tyre ka shkuar në 82 879.

Për sa u përket të infektuarve sipas autoriteteve, sot u regjistruan edhe 1221 raste të reja pozitiv me Covid-19 kurse numri total i të infektuarve që nga fillimi i epidemisë është 82879.

Kurba në Itali është në rënie prej ditësh ndërsa nga sot zyrtarisht Italia ka hyrë në Fazën 2 të pandemisë nga koronavirusi.

FOTO GALERI
5/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA