Numri i të infektuarve me koronavirus në Gjermani mund të jetë “dhjetë herë më i lartë” se numri i rasteve të konfirmuara.
Hulumtues nga Universiteti i Bonit thanë se 1.8 milion njerëz në vend mund ta kenë marrë koronavirusin. Aktualisht, Gjermania ka rreth 160,000 raste të konfirmuara. Studimi u përqendrua në kampionet e 919 personave që jetojnë në një qytet në komunën Hajnsberg – një nga zonat më të goditura prej pandemisë.
Ai zbuloi, sipas REL, se më shumë se një në pesë persona të infektuar nuk kanë shfaqur simptoma të COVID-19. Gjermania ka të regjistruara mbi 6,800 viktima nga koronavirusi.
Ky është një numër relativisht i vogël i viktimave, krahasuar me vendet tjera evropiane: Italinë, Spanjën, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar – secila me më shumë se 20,000 të vdekur. Suksesi relativ i Gjermanisë në trajtimin e koronavirusit u është atribuar kryesisht testimeve masive. Masat e izolimi atje kanë nisur tashmë të lehtësohen me hapjen e dyqaneve, kopshteve zoologjike, muzeve dhe parukerive.
Top Channel