“Bukuri vrastare”/ Njihuni me 23-vjeçaren seksi që ka hobi gjuetinë

04/05/2020 17:28

Një gjuetare 23-vjeçare është e veçantë për mënyrën sesi ajo sillet me gjahun e saj, të cilën fillimisht e vret dhe më pas pozon me të…

Alexandra Tyutcheva është një menaxhere e gjuetisë nga Serpukhov e Rusisë, dhe nuk heziton për të udhëtuar 300 milje larg qytetit të saj për të gjuajtur arinj dhe derra të egër. Në rrjete sociale 23-vjeçaren e kanë etiketuar si “vrasëse mizore”.

Alexandra zbuloi se gjuetia është pasioni i saj më i madh. Madje edhe shkollën e lartë të nivelit bachelor e ka bërë në lidhje me këtë sport. Për herë të parë ajo ka vrarë gjahun e saj që në moshën 12 vjeçare, kohë kur babai, e merrte shpesh me vete në ekspeditat e tij të gjuetisë.

“Babai im dhe unë jemi shumë të afërt. Ne kalojmë shumë kohë së bashku duke gjuajtur. Nëna ime dhe tre motrat nuk janë të kënaqura me gjuetinë, por gjithsesi na mbështesin. Gjuetia nuk është për të gjithë”, tha Alexandra.

Më tej ajo shtoi:
“Në Rusi, nuk është e pazakontë të udhëtosh pesëqind kilometra për të shkuar në gjueti, ka shumë njerëz që e bëjnë këtë gjë. Gjahu më i madh që kam zënë ka qenë një ari kaf në Kamchatka. Ne nuk i peshojmë ato, por me përafërsi duhet të ketë qenë rreth 250 kilogramë”.

FOTO GALERI
13/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA