Befason doktor Skerdi: Çdo familje e ka një shef dhe unë kam gruan si shefe

04/05/2020 19:18

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte ftuar doktor Skerdi. Në studio po flitej mbi “thinjat dhe kush ndikon në përshpejtimin e tyre”.

Por teksa Skerdi fliste dëgjohej një pëshpërimë në sfond dhe atë e shkaktonte gruaja e tij. Ky moment nuk kaloi pa u vënë re nga Bieta, e cila e pyeti Skerdin se kush ishte. Doktori tha se është gruaja dhe qëndron aty që unë mos e ekzagjeroj në atë që them.

“Në çdo familje ka një shef, edhe unë kam gruan si shefe”, tha me humor doktori.

“E mbaj këtë gruan, për të më kontrolluar, që të mos e ekzagjeroj me ato që them. Ç’do familje e ka një shef, edhe unë kam gruan si shefe”, tha Doktori.

Top Channel