12 misteret më të famshme të të gjitha kohërave që nuk janë zgjidhur akoma

04/05/2020 13:42

Bëhuni gati! Këto mistere të pazgjidhura janë ndër më të tmerrshmet që kemi dëgjuar ndonjëherë.

FOTO GALERI
2/11
Zhurmat që të sëmurin. Në dhjetor të vitit 2016, një oficer i CIA-s u paraqit në zyrën e shëndetit të Ambasadës Amerikane në Havanë pasi vuante nga të vjellat, dhimbja e kokës dhe marramendja. Ditë më vonë, dy zyrtarë të tjerë të CIA-s përjetuan të njëjtë gjë. Deri në fund të vitit 2018, numri u rrit në 26 amerikanë dhe 13 kanadezë që përjetonin të viella, humbje të dëgjimit, marramendje. Në të gjitha rastet, viktimat pretendonin se simptomat u shkaktuan nga një zhurmë e çuditshme që ata kishin dëgjuar në shtëpitë ose dhomat e hoteleve. Një person tha se zhurma ishte e lartë. Një tjetër përshkroi "një rreze zëri, e cila ushtonte në dhomëzat e tyre". Disa këmbëngulën se zhurma më shumë ngjante me mermere që rrokullisen përgjatë dyshemesë. Sëmundjet hutuan ekspertë mjekësorë.Ne e dimë se çfarë po mendoni: qeveria kubane është e lidhur me diçka, apo jo? Kubanezët me forcë e mohojnë se janë përgjegjës, dhe shumë hetues amerikanë i besojnë. Kjo për shkak se ata ende nuk e dinë se kush ose çfarë i ka bërë viktimat të sëmurë. Ishte një lloj i ri arme? CIA pretendon se nuk di ndonjë armatim që mund të shkaktojë këto simptoma. Po në lidhje me ultratingullin? Një teori pohon se një çift i pajisjeve përgjimi të fshehtë të vendosur shumë afër njëri-tjetrit nga agjentët kubanë mund të kenë prodhuar pa dashje një reagim të tillë, si reagimi që dëgjoni kur dikush qëndron shumë afër një mikrofoni. Por FBI nuk ka gjetur prova për të argumentuar këtë argument.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA