Oficerë të policisë britanike janë paralajmëruar të ndalojnë videot në “Tik Tok” ( aplikacion për shpërndarjen e videove në internet) gjatë pandemisë së koronavirusit, ose ata do të përballen me akuza të sjelljes së pahijshme.
Në video, si këto më poshtë, do të shihni oficer të policisë duke kënduar e kërcyer pavarësisht se janë lajmëruar se në këtë mënyrë dërgojnë mesazhin e gabuar në një kohë kur Britania po lufton me pandeminë e koronavirusit.
Dhjetëra policë filmojnë veten e tyre duke realizuar perfomanca vallëzimi me këngë pop, përfshirë këtu edhe koreografi me kolegët e tyre, ndërsa janë të veshur me uniformë dhe në krye të detyrës.
Çdo ditë e më tepër po postohen video në aplikacionin “Tik Tok”, edhe pse janë paralajmëruar se është një gjest i papërshtatshëm në një situatë të tillë.
Top Channel