Modele, brune dhe super seksi/ Njihuni me vajzën më të re në “PërPuthen”

03/05/2020 16:03

Geri dhe Ina krijuan çiftin e parë në rubrikën “PërPuthen” në “E Diell” dhe zgjodhën për t’u larguar nga emisioni, për ta vijuar lidhjen e tyre jashtë saj. Panelit të vajzave iu krijua një boshllëk me largimin e Inës, një boshllëk ky që u mbulua nga Margaret, vajza më e re që iu bashkua “PërPuthen”.

Brune, linja thuajse perfekte, modele në profesion, ajo mori menjëherë vëmendjen e djemve. Brikeno ishte i pari që reagoi dhe e pyeti atë se kush janë djemtë që të kanë bërë më shumë përshtypje deri tani në sytë e saj.

Margaret tha janë dy djem që ka krijuar një ide të mirë deri më tani, por nuk zgjodhi të zbulonte emra. Një gjë është e sigurt, Margaret turbulloi ujërat në “PërPuthen” dhe pëlqimet e djemve për dy vajzat më të “vjetra”, Antonetën dhe Edonën, mund të lëkunden.

FOTO GALERI
5/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA