Turma njerëzish vërshuan në plazhet pranë Seulit pas zbutjes së ndjeshme të masave kundër koronavirusit në vend.

Pavarësisht lirisë së rifituar të lëvizjes, ndjesia e kujdesit mbizotëron mes banorëve të kryeqytetit koreano-jugor.

“Këto pushimet e para më shumë se një ditore që po shijojmë që nga fillimi i pandemisë. Megjithatë, jemi të kujdesshëm me distance”.

“Jemi të kujdesshëm, sepse supozohet që distancimi social të vazhdojë. Nuk i dihet asnjëherë. Po e shijojmë këtë pushim, ama relaksimi nuk është i plotë sepse frika nga infektimi ka hyre tashmë”.

Koreja e Jugut ndoqi atë që konsiderohet si një prej programeve më të mëdha të kontrollit të sëmundjes në botë. Autoritetet vendase morën shpejt masa për gjurmimin e virusit, izolimin e personave të infektuar dhe karantimit të të gjithë njerëzve që kishin pasur kontakte me ta. Falë kësaj strategjie, nuk qe e nevojshme vendosja e një karantine totale.

Koreja e Jugut me 51.64 milionë banorë arriti ta zhdukë për tre muaj virusin që preku atje gati 10.800 vetë e shkaktoi vetëm 247 vdekje. Në Nju Jork sakaq njerëzit nxituan të shijojnë një mot të ngrohtë e me diell për të mbushur parqet, ndonëse autoritetet druhen nga pasojat e I paralajmërojnë të mbajnë maska dhe të ndjekin distancimin social.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA