Vin Diesel zbulon hapin e radhës të Cristiano Ronaldos: Ai do të luajë në Fast and Furious 11
Pasi ideoi koncertin virtual “One World Together at Home” për të mbledhur fonde për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Lady Gaga është rikthyer të flasë për pandeminë e koronavirusit duke u fokusuar tek një mesazh solidariteti për Italinë.
“ Më vjen shumë keq pwr të gjithë pëersonat që po vuajnë në këto momente në Itali. Dua t`ju them se jeni në zemrën dhe lutjet e mia”, u shpreh ylli I muzikës botërore në një videomesazh nga Los Angeles duke mbajtur me vështirësi lotët.
Lady Gaga, emri i vërtetë i së cilës është Stefani Joanne Angelina Germanotta, është me origjinë nga Sicilia, ku ka ende të afërm. Zyrtarët italiane e kanë filluar gradualisht lehtësimin e masave të rrepta të izolimit, të cilat u vendosën për parandalimin e koronavirusit të ri, që gjunjëzoi veriun e saj. Italia është sot ndër vendeve më të goditura në botë nga koronavirusi. Numri i vdekjeve atje ka mbërritur në mbi 28.700, ndërsa të infektuarit janë më shumë se 200.000.

Top Channel